Vullnetarët pastrojnë malin Everest, gjejnë 4 kufoma
Transmetuar më 06-06-2019, 08:32

Një ekspeditë pastrimi në malin Everest, prej ku u hoqën 12.1 ton mbetje, bëri që të zbulohen katër kufoma në malin më të lartë në botë.

“Ekipi i pastrimit kaloi javë të tëra duke mbledhur mbetje ushqimesh, shishe dhe bombola të boshatisura”, tha shefi i Departamentit të Turizmit në Nepal, Danduraj Ghimire.

Ai bëri me dije se katër kufomat u zbuluan në dëborë, e cila kishte nisur të shkrinte nga ardhja e verës. Kufomat u dërguan me avion në Kathmandu, ku po punohet për identifikimin e tij.

Ekipi i ekspeditës deklaroi se misioni ishte i suksesshëm, por se është e nevojshme që të mblidhen edhe më shumë plehra.

Më shumë se 300 alpinistë kanë gjetur vdekjen në malin Everest qysh prej vitit 1953, kur nisën dhe ngjitjet e para zyrtare. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...