16-vjeçari ndërron jetë duke luajtur video-lojëra, ja si e shpjegon mjeku
Transmetuar më 05-06-2019, 22:16

Furkhan Qureshi, një djalë 16 vjeç, kaloi një arrest kardiak dhe vdiq pas një serie te gjatë loje online, Battlegrounds (PUGB).

Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh në Madhya Pradesh, në Indi. Sipas mjekut, i riu nuk ka përballuar shokun e humbjes së një loje on line me një mikun e tij.

Furkhan filloi të luante direkt pas dreke dhe vazhdoi për më shumë se 6 orë.

"Para se të "shembej" përtokë ishte shumë i tensionuar dhe filloi tu bërtiste lojtarëve të tjerë", është shprehur i ati.

Tragjedinë e ka parë edhe e motra:

“Vëllai im po luante me disa miq në PUGB. Papritur filloi të bërtiste, më pas hodhi kufjet përtokë dhe filloi të qante duke thënë; Ayan nuk do të luaj më asnjëherë me ty. Për fajin tënd humba ndeshjen”, tha motra e tij.

Furkhan është dërguar menjëherë në spital, por kishte ndërruar jetë përpara se të arrinte atje.

“Djali ka ardhur këtu pa puls, pa rrahje zemre”, ka shpjeguar Dr. Ashok Jain, i cili ka provuar ta sjellë në jetë me defribilator dhe injeksion.

“Emocionet, euforia, nervozizmi për shkak të lojës ndoshta ka sjellë në një rritje të menjëhershme të adrenalinës. Këshilloj të rinjtë të rrinë larg këtyre video-lojërave, pasi emocioni që i pason mund të sjellë arrest kardiak”, ka thënë më tej doktori.

Kohët e fundit autoritet e disa vendeve indiane kanë vendosur të ndalojnë PUGB dhe të ndëshkojnë çdo njeri që e luan./a.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...