Nisma që vjen nga Franca për mbetjet plastike
Transmetuar më 05-06-2019, 14:20

Artikujt e plastikës, si pjatat, gotat, thikët, lugët, pirunët, dhe pastrueset e veshëve janë parashikuar që të ndalohen nga Bashkimi Europian brenda vitit 2021.

Muajin e kaluar kompania ‘Carrefour’ dhe kompania franceze e riciklimit ‘TerraCycle’, kanë lançuar një nismë për të përballuar problemin e mbetjeve plastike, të cilat kërcënojnë ambientin.

Projekti përfshin disa plane për të ricikluar produktet që do të eleminohen. Për Presidentin e Francës, Emanuel Macron, ambienti ishte një prej prioriteteve kryesore të fushatës elektorale të partisë së tij për zgjedhjet e muajit të kaluar.

Në ato zgjedhje partia e Macron, u rendit e dyta, pas ekstremit të djathtë. Por 20% e personave që votuan për të në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, kësaj radhe votuan për ambientalistët të cilët u renditën të tretët. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...