Gra vëmendje, qumështi rrit rrezikun e vdekshmërisë
Transmetuar më 04-06-2019, 14:58

Një lajm që shqetëson jo pak gra që përdorin konsumin e shumtë të qumështit. Ka ardhur një studim nga Suedia se gratë që konsumojnë të paktën tre gota qumësht në ditë kanë më shumë gjasa të shkatërrojnë kockat e tyre apo edhe më keq të vdesin brenda 20 vjetëve.

Një studim i kryer nga Universiteti i Uppsala tregon se si galaktoza, një sheqer i gjetur në qumësht, do të fillonte një reaksion oksidues dhe inflamator ndaj eshtrave dhe gjatë jetës së grave.

Hulumtimi përfshinte 61.443 gra midis 39 dhe 74 vjeç dhe 45.339 meshkuj midis 45 dhe 79 vjeç, të studiuar për 20 vjet.

Në këtë situatë 15.541 gra vdiqën dhe 18.252 kanë pësuar problem kockash.

Një diskurs diametralisht i kundërt mund të thuhet për produktet me bazë qumështi, por të fermentuara, si djathi dhe kosi: prania e shumë pak galaktosë do të thotë se përfitimet e qumështit mund të fitohen pa pasur efektet kontraproduktive./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...