Vajza 5 vjeçe rrëmbehet dhe vritet, njerku denoncon… por zbulohet e papritura
Transmetuar më 03-06-2019, 13:28

Partneri i nënës bëri denoncimin, pas zhdukjes së vogëlushes 5-vjeçare, Maleah Davis.

Njerku tregoi se e kishin sulmuar tre burra të cilët më tej i kishin marrë vogëlushen këtë të enjte, ndërsa të dy ishin nisur në aeroport, ku dhe ndodhej nëna e së miturës.

Një histori dramatike, por që në të vërtetë rezultoi e rremë. Vogëlushja, ishte e sëmurë dhe kishte nevojë për mjekime, kështu që policët e Texas, SHBA, u vunë menjëherë në ndjekje të tre hispanikëve, ashtu siç i kishte përshkruar Merion Vence.

Por hetimet zbuluan se fajtori i vërtetë për zhdukjen e vogëlushes ishte njerku. Ai e kishte vrarë gjatë rrugës dhe më tej kishte zhdukur trupin e saj, duke inskenuar një agresion dhe priti që të ishte partnerja ajo që të jepte alarmin, duke qenë se nuk po mbërrinin në aeroport.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarje, mirëpo burri i kishte thënë partneres së tij se ngjarja kishte qenë aksidentale dhe se nga paniku, kishte zhdukur trupin. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...