Transmetuar më 02-06-2019, 06:26

E keni parë çfarë ndodh më 8 mars në Tiranë, ku klabet mbushen plot me vajza e gra që eksitohen e shfryhen duke luajtur me meshkuj lakuriq?

Po në ish Bllok e shihni se çfarë bëhet teksa ca vajza e kanë mendjen veç te makina e shtrenjtë, rroba të mira dhe xhepin me lekë e janë të gatshme të bëjnë gjithçka deri dhe seks treshe?

E pra është një pjesë e realitetit që nja 100 e ca kilometra më tutje është krejt ndryshe.

Sepse ndërkohë që shumë vajza në Tiranë apo edhe në qytete të tjera mendojnë se çfarë fustani do të veshin për të dalë në Bllok, këto vajza në Dibër mendojnë për acarin dhe të ftohtin që duhet të durojnë për të mbijetuar.

Një qytetar nga Dibra që jeton jashtë Shqipërisë, konkretisht në Greqi, por që erdhi për disa ditë në vendin e tij, ka fokusuar në aparat këto vajza, të cilat janë të veshura me çizme dhe me bluza, për të punuar më lehtë.

Ato ngrenë dëngje të mëdha me kashtë, si dhe shkojnë në mal për të ruajtur kope të mëdha me dele.

Gjithashtu, mbanin edhe ujë në shpinë, jeta e tyre është vetëm punë, punë dhe vetëm punë krahu, ndërsa presin që fati të trokasë në derë duke shpresuar se tek shtëpia e burrit do të jenë më mirë.

S’ka nevojë të shkojmë shumë larg, kontrastin e madh e kemi në Shqipëri, të bukura janë edhe këto vajza, madje natyrale ashtu siç i ka bërë nëna, por fati nuk është treguar shumë i mirë me to. Ja çfarë shkruan Miftar Shehi në fotot që i dërgoi faqes "Jeta osh qef": "Isha në Shqipëri në këto ditë të ftohta dhe desha të ndaj me ju jetën dhe sfidën që kalojnë vajzat e reja dibrane me këto foto. Kishin një kope me dele dhe kalonin tmerrin duke ngarkuar ushqimin në shpinë, madje mbanin edhe ujë, ruanin delet, shkonin në mal dhe prisnin dëllinja për blektorinë. Këto foto janë bërë në një fshat të thellë në Cafmurre, unë dua t’i falenderoj këto vajza”,– është shprehur Miftar Shehi, i cili ndryshe nga të tjerët, nuk kërkon që të rrijë anonim, por të tregojë me zë të lartë  këtë pjesë të Shqipërisë që shumë pak e njohin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd