Transmetuar më 02-06-2019, 08:44

Thetësira e gjatë në Tajlandë ka shkaktuar shumë probleme jo vetëm në të mbiella, por edhe më tej.

Me dhjetëra peshq gjigantë kanë mbetur në tokë të thatë dhe kanë ngordhur, për shkak të thatësirës.

Peshqit-mace që arrijnë deri në 100 kilogramë kanë ngordhur nga një thatësirë e gjatë që ka rënë në Tajlandë, si asnjëherë më parë.

Fshatarët e zonës thonë që kjo është hera e parë që ndodh, dhe kanë ndërhyrë që të shpëtojnë sa të munden.

Gjithsesi kjo situatë pritet të vazhdojë edhe më tej. /k.k/noa.al/