Skënder Gega nuk do jetë më trajneri i Partizanit, që pak ditë më parë u shpall kampion pas 26 vitesh.
Duket se palët nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar më tej, edhe pse Gega ka kërkuar vetë të largohet.
Largimi i Gegës dukej i pamundur në kushtet kur Partizanin e pret një sezon i gjatë edhe në ndeshjet në Europë.
Klubi i Partizanit sqaron edhe arsyet e largimit.
“Klubi i Futbollit Partizani falenderon trajnerin Skënder Gega për arritjen e fitimit të titullit të 16 Kampion të Shqipërisë, i cili u rikthye në shtëpi pas 26 vitesh. Trajneri Gega ka një meritë të padiskutueshme në arritjen e këtij suksesi fantastik.
Falë kontributit, punës, sakrificës, përkushtimit dhe disiplinës, Gega arriti të krijonte një grup triumfues, duke fituar respektin e lojtarëve, stafit drejtuesve dhe tifozëve të shumtë të Partizanit.
Klubi saktëson se për arsyet e tij personale, trajneri Gega ka vendosur të ndërpresë me mirkuptim kontratën mes dy palëve, për të mos vijuar të jetë në drejtimin e ekipit edhe në sezonin e ardhshëm. Presidenti Gazment Demi dhe Drejtori Olsi Rama dëshirojnë të falënderojnë trajnerin Skënder Gega, i cili pas suksesit si lojtar, arriti ti dhuroj klubit një tjetër trofe kampioni edhe si trajner i Partizanit.
Klubi falënderon trajnerin Skënder Gega për emocionet dhe performancën e shkëlqyer që ekipi rregjistroi në drejtim e tij”, thuhet në njoftimin e Partizanit.
Ndërkohë, pak ditë më parë Skënder Gega tha se gjithçka mund të ndodhë, por do përpiqet që t’i përmbahej kontratës.
“Do përpiqem t’i përmbahem kontratës. Çdo gjë që mund të ndodhë. Në klub gjithçka ka funksionuar siç duhet. Sot duhet të festoj. Është ditë e lumtur për mua. Vetëm klubi është ai që unë mund të merrem vesh. Nuk ka pasur deri tani oferta dhe nuk ka”, tha Gega ditën që Partizani u shpall kampion. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd