Transmetuar më 01-06-2019, 21:22
Skuadra e Liverpulit e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme finalen e Champions League.
Pa u mbushur edhe 60 sekonda Liverpul fiton një penallti që u shndërrua në gol nga Salah.
Ishte Sisoko që preku me dorë një top që po shkonte drejt zonës dhe arbitri kryesor nuk u mendua për të drejtuar gishtin drejt pikës së bardhë të penalltisë.
Salah nuk fal dhe e shndërron në gol këtë mundësi të artë.
Ndërkohë Totenham po tenton të baraspeshoje shifrat. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd