Transmetuar më 31-05-2019, 22:47

Një person ka shokuar opinionin publik në Zvicër.

Një 60-vjeçar në Zyrih, mori peng dy gra i ekzekutoi dhe më pas vrau edhe veten.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme.

60-vjeçari kërcënonte se nëse forcat e policisë do të ndërhynin do të ekzekutonte gratë.

Më tej, pengmarrësi i tha policisë se do t’i dorëzonte gratë brenda 10 minutave, por bëri të kundërtën, duke i ekzekutuar ato, ndërsa vrau edhe veten.

Policia po heton lidhur me motivet e ngjarjes, ndërsa deri tani detajet janë ende të paqarta./a.k/noa.al/