Sergio Ramos shuan dilemat, tregon skuadrën ku do luajë vitin e ardhshëm
Transmetuar më 30-05-2019, 19:55

Ditët e fundit qarkulluan lajme për një kalim të mundshëm të kapitenit të Realit në kampionatin kinez.

Por Sergio Ramos ka sqaruar gjithçka vetë dhe ka deklaruar se do të qëndrojë deri në fund të karrierës te Reali i Madridit.

Ai doli në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ku tha se mes tij dhe presidentit Perez është sqaruar gjithçka.

“Do të qëndroj këtu. Jam një madrilen. Dua ta mbyll karrierën time këtu, siç e kam thënë gjithmonë. Gjërat që ishin për t’u sqaruar mes meje dhe presidentit, tashmë janë bërë. Mes nesh është një raport  baba-bir. Çfarë është për t’u sqaruar e bëjmë sy më sy. Oferta nga Kina erdhi, por unë nuk isha i interesuar, plani financiar vjen i dyti. Jam këtu dhe do të qëndroj këtu”, kanë qenë fjalët e kapitenit madrilen.

Ai është një prej mbrojtësve më të mirë në botë, dhe prej vitesh është mes më të mirëve në repartin e tij. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...