Transmetuar më 30-05-2019, 08:58

Shtatë persona gjetën vdekjen dhe 16 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur në Budapest, pasi një anije turistike hungareze me 34 persona në bord, u përmbys.

Dy anije me turistë hynë në lumin Danub, por njëra prej tyre me 34 persona brenda u përmbys, ndërsa në të ndodheshin 32 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Ndërkohë që shtatë turistë korean u nxorën të vdekur, trupat e 16 të tjerëve nuk janë gjendur ende.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë pasdites së kësaj të marte, ndërkohë që kërkimet janë në vijim, shkruan noa.al.

Zona ku ndodhi ngjarje u mbyll me perimetër sigurie nga policia, ndërkohë që zhytësit vijojnë kërkimet.

Por për shkak të reshjeve të dendura, rrjedha e lumit është shumë e fortë. /a.y/noa.al