Transmetuar më 30-05-2019, 07:57

Foto ilustruese
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç, ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit.
Gjithçka ka ndodhur rreth mesditës së kësaj të mërkure, pranë urës Dervishbeg të qytetit verior.
Vogëlushi u dërgua me urgjencë në spital, ku për shkak të plagëve të marra, ndërroi jetë pak më vonë.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa policia po heton për të zbardhur më shumë.
Po ashtu nuk bëhet me dije se si fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve, duke rënë nga lartësia. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





