Mirela Kumbaro rrëfehet me ndjenjë turpi: Duhet të bëhesha ministre që…
Transmetuar më 29-05-2019, 23:18

Mbrëmja e sotme e Soiree ne Top Channel me Jonida Shehu ishte mbrëmja e fundit e Soiree për këtë sezon. Dhe mbrëmjet e festave në këtë ekran u mbyllën me Natën e Përmetit.

Të ftuarit e kësaj mbrëmë na kthyen pas në kohë në historinë  qytetit të Përmetit, si dhe na sollën në vëmendje disa prej figurave të kësaj krahine.

Një nga të ftuarat e kësaj mbrëmjeje ishte edhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ka treguar edhe një ngjarje për të cilën shprehet se do të ndiejë gjithnjë ndjenjë faji.

“Unë dua të pohoj dhe të tregoj me ju, me ndjenjë turpi… ndonëse si një gjirokastrite që qëkur ka lindur e ka bërë rrugën Tiranë-Gjirokastër aq vite jetë sa ka… edhe ndonëse në këtë trajektore Përmeti është në fakt midis, është vetëm 1 orë kohë në atë kohë, nuk isha kthyer asnjëherë në Përmet”, – shprehet ish-ministrja.

“Unë mendoj që nuk ka pasur promovim për Përmetin. Ka pasur vetëm klishe… këndohet, hahet mirë… dhe flitej për historinë, vëllezërit Frashëri dhe kaq! Mu desh të pritja rreth gjysmë shekulli që të shkoja në Përmet dhe këtë herë për detyrën. Duhet të bëhesha ministre që të shkoja!”, – ka rrëfyer Mirela Kumbaro.

Loading...
loading...
Loading...