Transmetuar më 28-05-2019, 17:29

Autoritetet e Ushtrisë kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar një bombë të Luftës së Dytë Botërore, në Londër.

Shpërthimi ishte i fuqishëm, aq sa shkaktoi panik te njerëzit, por po ashtu u dëmtuan banesa dhe makina.

Njerëzit u panë të shqetësuar për atë që ndodhi, pasi nuk ishte menduar se do kishte kaq shumë pasoja.

Kjo pasi duket se nuk ishin bërë mirë llogaritjet për asgjësimin e bombës 250 kg për të cilën ishin evakuuar dhe 1 mijë e 500 banorë të zonës përreth.

Zakonisht bomba të tilla janë transportuar dhe janë asgjësuar në vende të posaçme nga ushtria, por kësaj radhe u vendos që mjeti shpërthyes të mbulohej me rërë për të ulur zhurmat.

Por asgjë nuk ndodhi sipas parashikimit. Shpërthimi i kontrolluar u dëgjua rreth 10 km dhe shkaktoi dëme në dritaret e banesave dhe makinave në zonë. /k.k/noa.al/