Transmetuar më 27-05-2019, 21:24

Një nënë në Florida ka përjetuar momente tronditëse pasi fëmijët e saj u gjetën të mbytur në pishinë.

Ajo tha se djemtë e saj kishin shkuar fshehurazi për të notuar, por nuk u kthyen më.

Ja’Kye Joseph, 6 vjeç, dhe Branario Minto, 5 vjeç, u mbytën në Silver Palms Apartment Complex, në North Lauderdale ku edhe jetonin.

Nëna e tyre Wildine Joseph dhe anëtarët e tjerë të familjes nxorën djemtë nga pishina rreth orës 21.30 të mbrëmjes së djeshme, por ata kishin vdekur.

Wildine tha për gazetarët se beson se djemtë kishin gjetur një mënyrë për të dalë nga banesa e tyre dhe të kalonin mbi gardhin e mbyllur të pishinës.

Ajo tregoi se djemtë merrnin mësime noti por vetëm njëri prej tyre kishte arritur të mësonte. /k.k/noa.al/