Transmetuar më 27-05-2019, 10:22

Nuk ka ende gjurmë nga dy shqiptarët e arratisur nga burgu i Carinola në Itali, gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës.

Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç, vijojnë të jenë në arrati, teksa policia nuk ka ndaluar kërkimet për ta.

Nga hetimet e kryera, rezulton se dy të rinjtë arritën që të arratisen, pasi sharruan hekurat e qelisë.

Ata përfituan nga shiu i madh që binte, për të kamufluar zhurmën e prerjes së hekurave.

Shqiptarët u arratisën nga burgu i cili deri në vitin 2013 ishte i sigurisë së lartë, ndërsa mungesa e tyre u pikas nga rojet vetëm në orë 02.45 të mëngjesit të kësaj të diele.

Ervis Markja ishte arrestuar në janar të vitit 2016 bashkë me dy persona të tjerë, ku përplasën një makinë policie me mjetin e tyre, ndërsa në mjet ju gjetën disa armë dhe sende të vjedhura.

Ndërkohë Adriatik Gega, ishte arrestuar në vitin 2012 në provincën e Benevento, i akuzuar si pjesë e një grupi të specializuar për grabitje banesash, ndërkohë që u ndalua bashkë me tre të tjerë. /a.y/noa.al

Policia italiane në kërkim, arratisen nga burgu dy shqiptarë