Pas 26 vitesh mungesë, Partizani triumfon në kategorinë superiore dhe shpallet kampion.
Edhe pse kamponati nuk ka përfunduar ende, të kuqtë kanë siguruar matematikisht titullin kampion.
Fitorja 2-1 ndaj Tiranës i dha titullin Partizanit, diçka që do të kujtohet gjatë nga tifozët e kuqe.
Madje, tifo-grupi i tyre, "Ultras Guerrils" kanë projektuar një fanelë, ku personifikon skuadrën, titullin dhe numrin e titujve, 16 të tillë.
“I gjeni te Baza 46, eshte fanella e titullit dhe kujtimi më i bukur i këtij sezoni dhe në veçanti i ditës së dielë 12 maj 201 … Partizani kampion”, thuhet në një status të grupimit në rrjetin social Facebook. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd