Transmetuar më 23-05-2019, 15:19

Nuk ka ide më të mirë se sa një supë e shijshme. Aq më tepër kur ajo është ushqyese.

Supa me avokado dhe spinaq është një pjatë mjaft ushqyese, e përshtatshme veçanërisht në periudhat kur kaloni një stres apo kur keni lodhje fizike.

Përbërësit: ½ avocado, 300 gr. Spinaq, 50 gr. Kos, 1 qepë e freskët, vaj, kripë/piper

Përgatitja:

Filloni duke zjerë spinaqin, pasi ta keni larë mirë me ujë të ftohtë. Më pas, prisni avokadon në pjesë të vogla dhe hidhni mbi të limonin dhe qepën.

Përziejeni mirë me spinaqin dhe shtoni vajin, kosin (mbani një lugë) kripën dhe piperin. Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini deri sa të formohet një masë kremoze.

Shërbeheni me kosin që këni mbajtur në anë.

Këshillë: mund ta shoqëroni me fruta të thata, qepë, kastravec, domate, apo kombinim të disa prej tyre.

Sido që ta preferoni, shija është e garantuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd