Transmetuar më 23-05-2019, 09:38
Foto ilustruese

Një person është vënë në prangat e policisë së Beratit i akuzuar për ngacmim seksual.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin S.T., banues në Berat, i cili u vu në pranga pasditen e kësaj të mërkure.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim 32-vjeçarja K.G, banuese Berat, se i dyshuari e ka ngacmuar seksualisht.

Për shkak të natyrës delikate të çështjes detajet lidhur me ngjarjen nuk bëhen me dije.

Ndaj të arrestuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Ngacmim seksual”. /a.y/noa.al