Shqipëria trendy, mes fluksit të turistëve dhe plazheve karaibike
Transmetuar më 23-05-2019, 08:23

Shqipëria është destinacioni tundues i Mesdheut për shkak të bukurisë së detit dhe raportit të mirë mes cilësisë së shërbimit dhe çmimit. Një vend që ofron peizazhe mbresëlënëse. Për italianët, Shqipëria mund të arrihet lehtësisht me traget duke u nisur nga Bari, Ancona ose trieste me anije komode.

Media italiane ‘Tgcom’, i bënë jehonë plazheve të bukura, për shkak të ujit transparent, shërbimit dhe natyrës që ofron.

Saranda– Është pjesa më tërheqëse e bregut shqiptar, për shkak të gjallërisë së jetës së natës. E shtrirë në bregun e detit Jon dhe kodrave me ullinj, pozicionohet përballë ishullit të Korfuzit, teksa pak kilometra e ndajnë nga Greqia. Ofron mundësinë për të qëndruar në hotele luksoze me çmime mesatare, të hash në kalanë e Lëkurësit, të eksplorosh vendin arkeologjik të Unesco dhe me një teatër të shekullit të III-të para lindjes së Krishtit.

Riviera e Ksamilit– Në jug të Sarandës, ndodhet një tjetër mrekulli e natyrës. Bregu i Ksamilit, konsiderohet një tjetër perlë e Jonit për shkak të bukurisë së tij, si dhe tërheqjes që ofrojnë katër ishujt, dy prej të cilëve mund të arrihen edhe me not. Është vendi ideal për tu relaksuar dhe për të shijuar natyrën.

Jala- Është një prej plazheve më të bukura në brigjet e Jonit, me ujë të kristaltë dhe me një gjallëri të pafund.

Gjiret e Himarës– Të shëtisësh gjiret e Himarës është vërtetë mahnitëse, ku mund të ndaleni në Potam, Livadhja ose Llaman.

Gadishulli i Karaburunit– Është një thesar i natyrës i cili ofron bukuri të pashoqe, bashkë me ishullin e Sazanit. Ndodhet vetëm pak kilometra larg Vlorës dhe ofron plazhet më të bukura, mes tyre edhe Shpellën e Haxhi Aliut.

Vlora dhe rrethinat– Vlora mban portin e dytë më të madh në vend dhe ka plazhe si ranore edhe me gurë. Po ashtu ofron restorante të larmishme dhe me shije, por edhe dyqane të larmishme. Laguna e Nartës ndodhet vetëm 14 kilometra larg. Një tjetër destinacion për tu vizituar është Zvërneci, ku ndodhet dhe manastiri ortodoks i shekullit të XIII-të.

Dhërmiu dhe plazhet me gurë– Në jug të Vlorës ndodhet plazhi i mrekullueshëm i Dhërmiut, i pozicionuar mes Llogarasë dhe Sarandës. Një det me zall dhe gur, plazh të kristaltë dhe larmi peshqish. Për të lënë pas shpine zhurmën e turistëve, mjafton të bëhet një shëtitje në këmbë dhe të shijohet natyra. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...