Haradinaj: Autorët e masakrave në Kosovë do të dënohen
Transmetuar më 22-05-2019, 18:08

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përkujtoi sot 20-vjetorin e masakrës në Vushtrri duke premtuar se autorët e masakrave të serbëve ndaj shqiptarëve do të dënohen.

“Në 20-vjetorin e masakrës në Vushtrri, ku u ekzekutuan brenda pak orësh dhjetëra shqiptarë dhe shumë të tjerë u plagosën, Kosova e vazhdon betejën e saj për të vërtetën.

Këtë ditë, Vushtrria dhe mbarë Kosova e kanë kthyer në kujtesë institucionale, si dëshmi ndër breza se sa e vështirë ishte rruga jonë deri në liri. Shteti serb, me gjithë gjenocidin mbi shqiptarët, edhe pas dy dekadave, refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera.

Nuk do të lejojmë që masakrat më makabre në tërë Kosovën të kalojnë pa u dënuar. Kosova nuk harron! Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve!”, shprehet z. Haradinaj.

Loading...
loading...
Loading...