Transmetuar më 22-05-2019, 17:41

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjes së shqiptarëve. Në raportin e Institutit të Statistikave, publikuar ditën e sotme, thuhet se problemet me aparatin e qarkullimit të gjakut kanë zënë 53,2 % të vdekjeve gjithsej në vitin 2018.

Ky grup sëmundje vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel vdekshmërie 404,7 për 100 mijë banorë, ndërsa krahasuar me vitin 2017 ka një ulje prej 2,7 %. Pas sëmundjeve të zemrës, shkaktari kryesorë i vdekjeve të shqiptarëve, mbeten tumoret, të cilët zënë vdekjet nga grup sëmundja “Tumore” 16,9 % të vdekjeve gjithsej.

Niveli i vdekshmërisë për këtë grup sëmundjesh ka një rritje prej 1,4 % krahasuar me vitin 2017.

Referuar grup sëmundjeve “Tumore” janë burrat të cilët shënojnë një nivel vdekshmërie më të lartë  me 164,9, ndërsa gratë me 92,9, për 100 mijë banorë.

Sipas qarqeve, norma më e lartë e vdekjeve bruto (për 100 mijë banorë) numërohet në qarkun e Gjirokastrës dhe Korçës, numri me i ulët në qarkun e Tiranës dhe Kukësit.

Sipas grup sëmundjeve kryesore, “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” shënon vlerën më të lartë në qarkun e Kukësit me 63,1 % dhe vlerën më të ulët në qarkun e Gjirokastrës me 41,4 %, të numrit të vdekjeve. /k.k/noa.al/