Transmetuar më 22-05-2019, 08:18
Foto ilustruese

Një makinë është shkrumbuar e gjitha nga zjarri, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45 të kësaj të mërkure, në lagjen Nr.15 të Durrësit.

Mësohet se ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti në pronësi të shtetasit Tosun Qelasi, 57 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aktualisht po hetohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. /a.y/noa.al