Terrorizoi italianët me Audin e verdhë, gjykata shpall të pafajshëm shqiptarin
Transmetuar më 21-05-2019, 18:53

Rasti i tij bëri bujë në vitin 2016, dhe u tha se terrorizonte italianët duke u vjedhur banesat.

Bëhet fjalë për shqiptarin Vasil Rama, që ishte arrestuar si personi që drejtonte një Audi të verdhë, pas grabitjeve që kryente.

Por, një ditë më parë, Gjykata e Apelit në Itali e shfajësoi pasi nuk gjeti asnjë provë se shqiptari përdorte atë makinë.

Avokati i tij ka bërë një betejë të gjatë ligjore për lirimin e klientit shqiptar, teksa ka thënë se askush nuk e kishte parë Vasil Ramën me Audin.

Ai u akuzua se lëvizte me shpejtësi “skëterrë” për t’iu shmangur policisë, por mesa duket ngjarja ka marrë një kthesë totale.

Rama u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg në muajin qershor 2017, kohë në të cilën u shpall fajtor për një grabitje që ka ndodhur në një zonë në provincën e Padovës, si dhe për dy vjedhje në provincën e Vincenzas. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...