Transmetuar më 21-05-2019, 16:24

Dy të rinj janë kapur nga autoritetet në Durrës pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasit A.M, 25 vjeç, dhe B.M, 23 vjeç, pritet të ekstradohen në Itali për llogari të drejtësisë atje. Policia e Shtetit nuk konfirmoi emrat e të arrestuarve.

Për 25-vjeçarin është lëshuar urdhër arresti nga Gjykata e Firences në Itali, për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Ndërsa për 23-vjeçarin, e njëjta gjykatë ka lëshuar urdhër arresti për akuzën e vjedhjes me armë zjarri.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/