Transmetuar më 19-05-2019, 18:23

Reali mbylli ndeshjen e fundit në shtëpi, duke përfunduar kështu edhe një sezon totalisht të dështuar.

Djemtë e Zidan u mundën nga Betisi që shënoi dy gola, duke e thelluar edhe më tej krizën për kampionët e Europës.

Por kjo ndeshje do të jetë e fundit edhe për disa lojtarë, si Navas apo edhe Bale.

Ky i fundit nuk u lejua të përshëndetetj as me tifozët në fund të takimit, edhe pse nuk luajti për asnjë minutë.

Ndërsa për Navas, publiku rezervoi duartrokitje të shpeshta duke kërkuar që ai të qëndrojë.

Vitin e ardhshëm, drejtuesit e klubit kanë premtuar se do të ngrihen në majat e futbollit europian. /k.k/noa.al/