Moti për nesër, temperatura në rritje por edhe reshje shiu
Transmetuar më 18-05-2019, 19:10

Dita e dielë, ashtu si e gjithë java që po lemë pas, parashikohet të jetë me reshje të dobëta shiu në të gjithë territorin e vendit.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, qarku i Kukësit pritet të ketë sasinë më të madhe të reshjeve.

Sa i përket temperaturave, maksimalja do të shënohet në vendet e ulëta dhe në bregdet me 23 gradë, ndërsa ajo minimale në vendet malore me 11 gradë.

RESHJET

Nesër priten reshje të dobëta në të gjithë territorin.

Në qarkun Kukës reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht mesatare. Në zona të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 23 °C

në vendet e ulëta: 13 / 23 °C

në vendet malore: 11 / 20 °C

ERA

Nesër, mesatare deri e fortë.

Loading...
loading...
Loading...