Prej disa javësh, skuadra e Tiranës po i zhvillon ndeshjet pa praninë e tifozëve.
Ky fakt i ka irrituar “fanatiksat” të cilët e quajnë tendencioze këtë sjellje ndaj kryeqytetasve.
Ata shprehen në rrjetet sociale se një gjë e tillë bëhet në mënyrë që Tirana të zbresë një kategori më poshtë.
Nesër Tirana do të përballet në ndeshje direkte me Kastriotin, ndërsa dy skuadrat e kanë domosdoshmëri fitoren.
"Fanatiksat" shigjetojnë presidentin Halili si përgjegjësin kryesor të kësaj situatë. Edhe tre ndeshje kanë mbetur deri në përfundim të kampionatit, ndërsa Tirana e sheh veten në rrezik.
Mbetet për t’u parë se si do mbyllet gara për këtë sezon. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd