Transmetuar më 17-05-2019, 19:15

Iker Casillas tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur. Portieri i famshëm e konfirmoi vendimin pasi u konsultua me drejtuesit e Portos.

37 vjeçari pësoi një sulm në zemër pak kohë më parë gjatë seancës stërvitore me Porton.

Operacioni i shpejtë bëri që Casillas të reagonte mirë pa pasoja për jetën, por kjo e detyroi të tërhiqet nga futbolli aktiv.

Porto do t’i realizojë një ndeshje lamtumire në 25 maj ndërsa i ka propozuar një post drejtues.