Transmetuar më 16-05-2019, 15:19

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar këtë të enjte me 79 vota kundër dekretin e Presidentit e vendit Ilir Meta për vetingun në polici.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së. Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë fjalës së tyre në Kuvend bën thirrje që deputetët të votojnë rrëzimin e dekretit të Metës.

“Është harxhuar kohë presidenciale për tu marrë me këtë temë, tani parlamentare, për një temë që nuk ekziston. Ligji nuk ndryshon në substancë, ndryshime që nuk prekin ligjin e vjetër. Ai parashikonte që ligji të kryehej për të gjithë punonjësit e policisë, dhe një komision të jashtëm, që do të kryente vlerësimin, edhe në ligjin e ri, është ky komision.

Në fazën e dytë e të tretë të angazhohen punonjës që janë varësi të SHCBA, asnjë ndryshim nuk ka ligji i ri me të vjetrin. Kushdo që është në favor të vettingut duhet të jetë në favor të rrëzimit të dekretit. Nuk duhet të rrimë në proces vettingu pa fund. Verifikimi i integritetit të çdo punonjësi do të jetë një process që nuk mbaron kurrë. Është krijuar SHCBA që ka për detyrë të realizojë vettingun sot e mot.

Çdo hyrje e re duhet të kalojë në vetting, por nuk është certifikatë e përjetshme, gjatë rrugës janë infektuar e kurrptuar.Vettingun do ishte mirë ta kryente SHCBA. Ka nevojë të rregullojmë SHCBA, jo të krijojmë struktura ekstra. Ju ftoj ta rrëzoni dekretin e presidentit nëse jeni për vettingun” , tha më herët Lleshaj.