Transmetuar më 16-05-2019, 15:02

Sekuestrohen mbi 26 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni policor u zhvillua në Kallpaq, në aksin Kakavijë-Janinë.

Policia greke ka ndaluar mjetin që drejtohej nga një shtetas grek 56-vjeç dhe ka sekuestruar brenda tij 3 pako me 26 kg 600 gram marijuanë, të cilat ishin ngarkuar në kufirin e gjelbër.

Në pranga ra drejtuesi i mjetit, ndërkohë që u sekuestruan 2 celularë, 250 euro dhe një pajisje GPS.

Prej fillimit te vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 3.8 ton marijuane që vinte nga Shqipëria.