Transmetuar më 16-05-2019, 11:51

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, duke folur sot në Parlament paralajmëroi se burgjet në Krujë dhe Sarandë do të mbyllen.

Shkak sipas ministres, është amortizimi i godinave.

Ajo tha se në më pak se dy vite kemi është bërë ndryshim rrënjësor duke e kthyer në një sistem të sigurt. "Ndryshuam rekrutimin e stafit. E shikonin drejtorin për të bërë ndere partiake dhe e shikonin pozicionin për përfitime. Në sirtarët e atyre që i kishin harruar u gjetën lista të punësimeve sipas zonave të deputetëve dhe përfitime votash. Por tani çdo rekrutim realizohet në bazë të njohurive. Punonjësit e burgjeve duhet të kenë një trajtim më të mirë financiar por u rrit me 7%. Një numër i stafit ishte punësuar jashtë kritereve, 130 persona kishin rekorde penale dhe u shkarkuan nga detyra. Gjendja ka lënë për të dëshiruar. Raportet kanë propozuar mbylljen e institucioneve të Krujës dhe Sarandës”, u shpreh ministrja e Drejtësisë.

Gjonaj tha se ka vendosur që të mbyllë burgun e Krujës dhe Sarandës për shkak të amortizimit.

Deklarata e ministres u bë gjatë interpelancës së kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi, i cili shprehu shqetësim për situatën në burgjeve.

Ai tha se Drejtoria e Burgjeve këto dy vite ka kaluar në lëvizje dhe akuza të shumta dhe drejtuesish, dhe se për të marrë një polic kërkohet vërtetim personaliteti, ndërsa pyeti nëse drejtuesit me firmën e ministres kalojnë në sitë.

“A e meritojnë atë vend pune? Do të ndaloj edhe te çështja e amnistisë, ne përgatitëm pikat dhe faljet, pasi ka dy vite që nuk është bërë, edhe për shkak të opozitës dhe aty ka të dënuar për 30 gr drogë për vjedhje të lehta, vrasësit janë dënuar shumë pak dhe pjesa më e madhe janë të lirë. Kur do të kalojë amnistia. Vjetërsia e punonjësve të burgjeve nuk njihet. A ka kalim kompetencash, për ligjin për policinë e burgjeve dhe të drejtat e të dënuarve, pasi ju propozoni, lironi dhe shkarkoni me propozim të drejtorit të përgjithshëm”, tha Maliqi.

Sipas tij në çdo burg ka nga 10% të sëmurë mendor, ndërsa për tu trajtuar trajtohen vetëm në Krujë dhe në Spitalin e Burgut. /a.y/noa.al