Transmetuar më 16-05-2019, 09:26
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, është vënë në prangat e policisë së Kurbinit.

Pasditen e kësaj të mërkure u bë arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë i H.I., 44 vjeç, banues në Kurbin.

Ndalimi i tij u bë nga bashkëpunimi mes policisë së Kurbinit me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane.

Ndaj 44-vjeçarit Gjykata e Padova në Itali ka lëshuar Urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Kurbinit për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al