Vjehrra shqiptare tregon se si e priti nusen e djalit nga Japonia
Transmetuar më 16-05-2019, 08:38

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në ekranin e Top Channel u shfaqën historitë e disa prej të huajve që kanë vendosur të ndërtojnë fatin e tyre në Shqipëri dhe të lënë vendet e tyre.

Shpesh herë kemi parë vajza dhe djem nga Europa që zgjedhin të vijnë në Shqipëri, madje edhe nga Kina, por shumë nga rrallë nga Japonia.

Këtë të mërkurë u njohëm më historinë e Yoshiko Shehu, vajza nga Japonia që zgjodhi të jetojë në Shqipëri me bashkëshortin e saj shqiptar.

Krahas Yoshikos, ishte e ftuar edhe vjehrra e saj, Violeta Gjalpi nga Gjirokastra.

Në një bisedë mjaft të ngrohtë me moderatoren dhe autoren, Jonida Shehu, Violeta ka treguar se si e priti faktin që do të priste në shtëpi një nuse japoneze.

“Ata u njohën në Federatë. Djali ka qenë në Kore nja 3 muaj dhe atje u njohën bashkë. Vjen në Shqipëri dhe më thotë: ‘Mami kam njohur një vajzë!’ U gëzova! E pyeta se cila ishte vajza dhe më tha: ‘E kam gjetur japoneze! ”, tregon Violeta.

“Aty u shtanga! Nuk u mërzita! Përkundrazi. Thjesht nuk e prisja! Tanimë nuk kam asnjë problem me nusen. Merremi vesh shumë mirë. Edhe me krushkën e krushkun jemi shumë mirë. I kam vizituar se kam qenë në Japoni 15 ditë dhe më kanë pritur mjaft mirë!”, ka përfunduar zonja Violeta.

Loading...
loading...
Loading...