Basha: Zgjedhje nuk do të ketë, do jemi përballë juntës kriminale
Transmetuar më 15-05-2019, 18:57

Protesta e radhës kombëtare e opozitës dotë mbahet në datën 25 maj, ora 19:00.

Ky vendimi u mor sot në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Pas mbledhjes, Lulzim Basha tha se nuk ka asnjë tërheqje përballë asaj që ai e quan juntë kriminale shtetërore, dhe qytetarët do të reagojnë.

Duke folur për kandidatët e Partisë Socialist për kryetarë bashkish, Basha tha se qytetarëve po u imponohen kriminelë, vrasës dhe përdhunues.

Dhe për këtë, tha se do të bëhet çmos për ta parandaluar një gjë të tillë.

“Vendimi unanim është përballje me të gjitha mënyrat. Që nga ky moment ne jemi dhe do të jemi çdo ditë dhe çdo minutë të bashkuar si asnjëherë më parë në një përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të diktojmë kthimin tek demokracia dhe zgjedhjet e ndershme.

Kush ul kokën dhe nuk bëhet pjesë e kësaj beteje do të jetë shërbëtor i krimit”, tha Basha. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...