Transmetuar më 15-05-2019, 17:50

Një fëmijë i porsalindur do përfitojë udhëtim falas me autobus deri në moshën 18-vjeçare.

Kjo pasi ai erdhi në jetë pikërisht në një autobus të linjës nga Barcelona në Bruksel.

Nëna e tij filloi të kishte dhembje ndërsa po udhëtonte për të vizituar pjesëtarët e familjes së saj.

Dy shoferët e autobusit FlixBus u alarmuan kur bashkëshorti i gruas shtatzënë u tha se asaj i kishin plasur ujërat para kohe.

Shoferi arriti që të ndalonte autobusin në një stacion të afërt ndërsa shoferi zëvendësues, Jérôme Cavasse mori në telefon shërbimet e emergjencës.

Pasi lindi fëmijën në autobus gruaja u dërgua menjëherë në spital. Si nëna ashtu edhe foshnja Zenep ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo është hera e parë në historinë e FlixBus që një foshnje lind në autobus, ndaj vajza do udhëtojë falas në FlixBus derisa të mbushë 18 vjeç. /k.k/no.al/