Transmetuar më 15-05-2019, 17:24

Policia ka arrestuar një 12-vjeçare në Meksikë, pasi ecte me makinë në autostradë, në gjendje të dehur.

Ajo kishte marrë makinën e gjyshit të saj dhe kishte dale për të festuar me tre miq.

Mbi të rëndojnë dy akuza, drejtimin e mjetit dhe konsumimin e alkoolit nën moshën e lejuar.

Autoritetet thanë se gjatë ndjekjes, vajza u përplas me një sinjalistikë rrugore dhe gati do përplasej me dy policië.

Policia u habit kur vajza 12-vjeçare doli nga makina me duart lart.

Mësohet se ajo i tha policisë që kishte pritur derisa gjyshi i saj të flinte gjumë për t’i marrë makinën fshehurazi. /k.k/noa.al/