“Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë”, PS: Shkrimi në ‘Bild’, shpifje e opozitës
Transmetuar më 15-05-2019, 15:51

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti në një deklaratë për mediat u shpreh se shkrimi i gazetës më të madhe gjermane “Bild” me titullin “Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë” është i sponsorizuar nga opozita e bashkuar.

Gjylameti tha se sulmet e PD dhe LSI edhe në gjuhë të huaj, vijnë për shkak se kjo opozitë nuk ka asnjë vizion për të tashmen.

“Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në Botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë. Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë. Në Shqiperi askush nuk beson vërtetësinë e një artikulli ku deshmitarë janë një ish minister i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës”, u shpreh Gjylameti..

Më tej ajo shtoi se, “Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues të opozites duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë çdo ditë në Shqipëri. Kjo është strategjia e opozitës, e cila pa vizion dhe program për të ardhmen do vetëm të djegë e të shkrumbojë të tashmen”.

Dje, gazeta gjermane “Bild” shkroi për situatën politike në vendin tonë, duke vënë në dukje se Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe qeveria bashkëpunon me bandat./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...