U vra në Letoni, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Klodian Tanushit
Transmetuar më 15-05-2019, 13:32

Ka mbërritur mesditën e sotme në Rinas trupi i major Klodian Tanushit, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në vendin baltik.

Arkëmorti i mbuluar me flamurin e kuq mbahet në krahë nga kolegët e tij, ndërsa në aeroportin e Rinasit kanë dalë për ta pritur, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i shtabi i FA, prindërit, bashkëshortja, djali i madh dhe kolegë të tij.

Ai u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij në Letoni. Efektivë të nëntë vendeve pjesëmarrëse në misionin “enhanced Forëard Presence”, përfshirë Letoninë, përcollën në Aeroportin e Rigës arkivolin e mbuluar me flamurin kombëtar, me trupin e major Tanushit, i cili u transportua me avion ushtarak në atdhe.

Homazhet për komandantin e kontingjentit shqiptar në Letoni, do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.

Major Klodian Tanushi, la pas tre fëmijë ai ndërroi jetë 4 ditë pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine në një bazë ushtarake, së bashku me nëntetaren Zarife Hasanaj./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...