Transmetuar më 15-05-2019, 09:20

Në vijim të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar disa takime.

“Pata kënaqësinë të takoja në Washington profesor Daniel Serwer të Qendrës për Çështjet Transatlantike, në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, Johns Hokpins.

Diskutuam dhe bashkëbiseduam për problematika nga më të ndryshmet parë nga këndvështrime shumë interesante”, shkruan Kryemadhi.

Duke publikuar një foto thotë se debatuan dhe panë Amerikën me sytë e Daniel Serwer, ashtu si edhe ai pa Shqipërinë me sytë tanë.

“Një bisedë e frytshme, me ide të qarta, si vendi mund të dalë nga kriza dhe të kthehet sërish në shtëpi për të gjithë shqiptarët”, thotë Kryemadhi. /a.y/noa.al