Transmetuar më 15-05-2019, 08:19

Zyrtarisht e fejuar! Aktorja amerikane Jennifer Lawrence dhe partneri i saj Cooke Maroney, galerist arti, kanë organizuar një festë të bukur në Nwë York.

Për të zyrtarizuar lidhjen e tyre ata mblodhën miq dhe të afërm këtë të diel.

Aktorja u shfaq me një fustan rozë të gjatë, teksa shihej e buzëqeshur me flokët e mbledhura.

Fotografia u publikuar nga stilistët e saj Jill Lincoln dhe Jordan Johnson.

Çifti janë bashkë prej afro një viti, por pavarësisht kësaj kanë nisur që të planifikojnë dasmën. /a.y/noa.al