Aksidenti me 2 të vdekur dhe 3 të plagosur në Kavajë, pamje nga vendngjarja
Transmetuar më 14-05-2019, 23:48

Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme nga një aksident që është regjistruar në Kavajë.

Viktima janë një grua që po ecte në trotuar me dy vajzat dhe pasagjeri që po udhëtonte më makinën tip ‘Benz’ me targa AA615VO.

Ndërsa të plagosur rëndë janë dy vajzat dhe drejtuesi i makinës.

Por si ndodhi aksidenti? Makina tip ‘Benz’ ku po udhëtonin dy të rinj sikurse raporton Report TV, humbi kontrollin si pasojë e lagështirës dhe shpejtësisë duke dalë nga rruga.

Në tentativë për të manovruar makina goditi bazamentin metalik të reklamës së një pike karburanti duke marrë më pas përpara nënë me dy vajzat që po ecnin në trotuar.

Përplasja ka qenë fatale për gruan që humbi jetën në vend nga goditja, ndërsa dy vajzat ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Durrësit. Ndërkohë që viktima e dytë është i riu që ndodhej në vendin e parë në makinë bashkë me shoferin.

Personi që drejtonte ‘Benz"in me targa AA615VO  mësohet se e kishte marrë me qira makinën. Aktualisht ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka shkaktuar pasiguri te qytetarët që ishin në vendin e ngjarjes, teksa makina mori përpara gruan me dy vajzat dhe fluturoi mbi hekura.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa shpejtësia dhe lagështira në rrugë sollën humbjen e kontrollit dhe daljen e makinës nga rruga. 

Në vendin tonë thuajse cdo ditë regjistrohen aksidente me pasoja duke bërë që bilancet të jetë të frikshme.

Loading...
loading...
Loading...