Transmetuar më 14-05-2019, 20:23

Një person në Britaninë e Madhe gjen familjarët e tij pas 33-vitesh.

Steve Hydes u braktis në tualetin e një aeroporti në vitin 1986.

Ai u braktis kur kishte vetëm 10 ditë që kishte ardhur në jetë dhe u gjet i mbështjellë me një batanije.

Hydes kaloi 15 vite duke u përpjekur të gjente familjen dhe së fundmi gjeti familjarët e tij por zbuloi se nëna e tij ka vdekur ndërsa babai është ende gjallë.

Pasi kontaktoi me babain, Hydes zbuloi se kishte motra dhe vëllezër.

“Fatkeqësisht nëna ime ka vdekur dhe nuk jam në gjendje të zbuloj se çfarë ka ndodhur dhe pse. Megjithatë gjeta babain dhe motrat e vëllezërit e mi që nuk e dinin për ekzistencën time,”-u shpreh i riu.

33-vjeçari pas braktisjes u vendos në një jetimore dhe më pas u birësua nga një familje./a.k/noa.al/