Transmetuar më 14-05-2019, 19:48

Rreth 1.5 miliardë përdorues të WhatsApp apelohen që të përditësojnë të dhënat e tyre në rrjetin social.

Kjo pasi mund të bien pre e një sulmi nga hakerat.

Sulmi i lejon hakerët që të kenë akses në celularin tuaj vetëm me anë të një telefonate, nuk ka rëndësi nëse e hapni apo jo.

Më pas mund të hyjnë në telefonata, mesazhe dhe të dhëna të tjera. Madje mund të aktivizojnë edhe kamerën e mikrofonin duke parë e dëgjuar cdo gjë bëni e thoni.

Nëse ju nuk keni marrë asnjë telefonatë apo nuk keni ndonjë telefonatë të humbur, atëherë nuk jeni prekur nga ky lloj virusi.

Sulmi ka prekur të gjithë pajisjet Apple, Android, Windoës dhe Tizen që kanë të instaluar aplikacionin WhatsApp ose Whatsapp Business.

Sipas një raporti në Financial Times, sulmi u zhvillua nga firma izraelite e sigurisë NSO Group. /k.k/noa.al/