Basha-ndërkombëtarëve: Pro dialogut, por me kushtin që të largohet Edi Rama
Transmetuar më 14-05-2019, 17:51

Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së ndërkombëtarëve për të ndërmjetësuar në një dialog mes palëve në Shqipëri.

Në një takim me gazetarët, një ditë pas marshimit të opozitës, Basha tha se për të shkuar deri në këtë pikë ka vetëm një rrugë, largimi i Edi Ramës dhe krijimi i qeverisë kalimtare.

“E mirëpres angzhimin e tyre për zgjidhjen e krizës në vend. PD është gati të përfshihet në një proces të vërtetë politik me ndihën e partnerëve ndërkombëtarë, për zgjidhjen e krizës.

Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik. Një qeveri tranzitore dhe të gatshëm për të diskutuar aspekte të tjera të reformave të thella që do bëjnë të mundur që kurrë më një forcë politike të marrë peng vendin”, u shpreh Basha.

Ajo e djeshmja, tha kryedemokrati, ishte mesazh për të gjithë por mbi të gjitha për arkitektin e krizës në vend, Edi Ramën.

“Ishte mesazh për këdo, por sidomo për pengmarrësit e familjeve shqiptare, se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë hap pas. Do ketë vetëm hapa para. Bashkimi ynë ka marrë përmasa që i tejkalojnë përmasat e opozitës”, tha Basha.

Kjo lëvizje, shtoi ai, është për të penguar instalimin e një regjimi monist në vend.

“Jemi për të mos lejuar rikthimin e një regjimi monist. Fatin e Shqipërisë nuk do ta lëmë në duart e krimit, të një njeriu që ka marrë peng zgjedhjet, qeverinë, Parlamentin dhe të ardhmen e shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Një mesazh dhe paralajmërim kishte edhe për gjyqtarët që burgosin protestuesit, ndërsa këta të fundit i quajti të burgosur politikë. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...