Transmetuar më 14-05-2019, 17:20

Ditën e nesërme mbërrin në atdhe trupi i pajetë i majorit Klodian Tanushi, që humbi jetën pak ditë më parë në Letoni, gjatë një misioni të NATO-s për demontimin e minave.

Ai do të mbërrijë me avion ushtarak dhe do të pritet në një ceremoni shtetërore në Aeroportin e Rinasit.

Më pas, ditën e enjte, në ambientet e Muzeut Historik Komnbëtar, do të kryen homazhet në nder të të ndierit.

Majori do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Ai është viktima e dytë në tragjedinë që ndodhi në Letoni, ku humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj, si pasojë e shpërthimit të një mine. /k.k/noa.al/