Transmetuar më 14-05-2019, 16:01

Partia Demokratike i ka quajtur si vendim politik, dënimet e sotme që vendosi Gjykata e Tiranës, për 50 protestuesit e arrestuar nga tubimi i 11 majit.

Gjykata vendosi sot që të lërë me arrest me burg 20 protestues, për 11 të tjetë u vendos masa arrest shtëpie, ndërkohë që 19 të tjerë u vendos masa detyrim paraqitje.

Por për nënkryetarin e PD-së, Edmond Spaho ky vendim i gjykatës ishte i ndikuar politikisht nga Edi Rama.

"Nuk presim tjetër nga veglat e Edi Ramës. Kur Saimir Tahiri i organizuar për trafik droge hetohet i lirë ndërsa ata që luftojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme futet në punë. Ky është një gjyq politik. Sahit Dollapin e goditën me plumb plastik dhe e rrahën ne shkop gome, keni dëgjuar ndonjë arrestim. Fundi i Ramës është i padiskutuar

Vendimi i sotëm pritej për sa kohë që gjyqtar është nipi i Shefqet Peçit dhe i ati i nënkryetarit të FRESH-it. Po e ndjekim me vëmendje dhe po i mbajmë shënim të gjitha rastet që po shkelin ligjin dhe do japin llogari në pushtetin e ardhshëm të PD-së. Këta që janë burgosur sot, do konsiderohen si të burgosur politik dhe në pushtetin e PD-ë do të dëmshpërblehen”, tha Spaho.

Protestuesit e arrestuar akuzohen  për kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”./b.l/noa.al/