Transmetuar më 14-05-2019, 15:16

Burim Haxhiolli, 40 vjeç, banues në Suharekë është ekstraduar sot nga Kosova për veprat  penale “Mashtrimi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale.

Interpol bën të ditur se Haxhiolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2009 dhe 2010 në bashkëpunim me një shtetas tjetër kanë mashtruar disa shtetas, ndërkohë që kanë tentuar dhe të pastrojnë para. Më pas këto shuma parash i kanë transferuar nëpërmjet bankave të nivelit të dytë.

Haxhiolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 13 vjet burg për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 143/2 dhe 287/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë./b.l/noa.al/