Transmetuar më 14-05-2019, 12:24

Një person i cili ka goditur me sende të forta nipin e tij, është vënë në prangat e policisë së Cërrikut, për shkak se i riu ka përfunduar në spital.

57-vjeçari N.K., banues në fshatin Shkozë, të Belshit, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta nipin e tij M.K., 34 vjeç.

I riu si pasojë e dëmtimeve të marra ndodhet në spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim, ndaj të dyshuarit.

Në ngarkim të 57-vjeçarit materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Dhuna në familje”. /a.y/noa.al